Kush janë “elementët e rinj” që mund të largojnë Mbapenë nga Reali?!

Një histori që po zgjat shumë, gati dy vjet, dhe që ndoshta nuk do ta ketë përfundimin që shpresojnë në Madrid. Për shumë kohë u duk se Kilian Mbape do të shkonte tek Reali, në mos verën e kaluar, verën që vjen, veçse vetë futbollisti ka deklaruar se po ndodhin gjëra që mund të ndikojnë. “Vazhdoj të kem dëshirë të luaj për “los blankosit”, – i ka thënë Mbapeja njerëzve të afërt, por gjithsesi “faktorë të rinj” po hyjnë në lojë. Ndoshta, familja e tij dëshiron që ai të mos largohet, po ashtu ka presion nga PSG-ja, nga Katari dhe sidomos nga Franca, nga Federata dhe nga publiku. Faktorët e tjerë janë të ditur që më parë, siç është rroga me ndoshta 50 milionë euro, dhe një rinovim 2-vjeçar me të drejtë për t’u larguar në 2023. Mund të jepet shiriti i kapitenit dhe të vendoset disiplinë në skuadër, si dhe t’i lejohet 100 për qind e të ardhurave nga të drejtat e imazhit.

Sfidanti.al