Ronaldinjos nuk i kujtohet “Fenomeni” Ronaldo kur shikon Mbapenë

Braziliani nuk thotë se me kë i ngjan ylli i ri francez, ndonëse e vlerëson lart. Ronaldinjo jep një intervistë për mediat spanjolle, ndërsa ndodhet në Barcelonë, dhe pyetet për një krahasim me Ronaldo Nazario Da Limës dhe Kilian Mbapesë. “Në futbollin e sotëm ka disa lojtarë me karakteristika të ngjashme, – tha Ronaldinjo, – më pëlqejnë Mbape, Mesi, Nejmar. Në të vërtetë, Mbape nuk më kujton Ronaldo Nazarion”. “Dinjo” u shpreh i lumtur për Ksavin që po arrin suksese me Barcelonën, ndërsa theksoi se Pedri ka talent të madh dhe se do të bëjë histori në futboll.

Sfidanti.al