Kur vjen puna tek shpenzimet, Murinjo nuk është aspak i turpshëm!

Sa mund të kushtojnë disa prej lojtarëve më të kërkuar në planet? Padyshim që shumë, por Zhoze Murinjo e ka treguar se asnjëherë nuk ka ndjerë turp kur ka kërkuar nga presidentët që të bëjnë shpenzime të mëdha. Kështu ka ndodhur dhe kështu duket se do të jetë përsëri tek Mançester Junajtidi, me portugezin që ka bërë një listë të kushtueshme për t’ia paraqitur bordit.

Garet Bejl, Antuan Grizman, Mesut Ozil dhe Deni Rouz janë emrat që kërkon trajneri, të paktën sipas medias britanike “Lajmet e Mbrëmjes së Mançesterit” (Mançester Ivning Njuz – Manchester Evening Neës). Vështirë të thuhet sesa mund të jetë “kuponi” për të katër, por Reali nuk besohet ta lëshojë Bejlin pa fituar një pjesë të madhe të mbi 100 milionë eurove që pagoi në 2013.

Po kështu, kartoni i Grizmanit mund të shkojë edhe 70 milionë euro, Mesut Ozil padyshim jo më pak se 50 milionë , ndërsa Deni Rouz shkon në 45 milionë euro. Po t’i mbledhësh bashkë, bëhen rreth 250 milionë euro, por sapo e thamë që Zhoze Murinjo nuk skuqet aspak kur kërkon para nga klubi i tij. Ambicia e tij absolute është që të konkurrojë dhe të mundë Pep Guardiolën dhe Mançester Sitin e tij.

Sfidanti.al