Afrojnë festat e fundvitit, familja Mesi ‘arratiset’ në Finlandë

Trajneri Ernesto Valverde iu dha dy ditë pushim futbollistëve të tij dhe Lionel Mesi i shfrytëzoi duke u ‘arratisur’ për në Finlandë së bashku me familjen e tij, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet e kaluara kur ai ka shkuar në Andorra. Sulmuesi argjentinas deshi që t’u bëjë surprizë fëmijëve të tij teksa ai me bashkëshorten e tij, Antonela, i cuan fëmijët në vendin e Babagjyshit të Vitit të Ri.

Vetë Antonela publikoi në rrjetin e saj në Instagram një foto ku shfaqet Tiago Mesi duke luajtur me borë. Udhëtimi për në Finlandë u konsiderua nga Mesi edhe si një mënyrë shumë e mirë edhe për të festuar rinovimin e kontratës me Barcelonën deri në vitin 2021, një akt që e formalizoi të shtunën duke e firmosur atë përkrah presidentit Bartomeu.

Sfidanti.al