Venger u thotë stop klubeve evropiane: Ozil dhe Sançez qëndrojnë te Arsenali.

Aleksis Sançez dhe Mesut Ozil do të qëndrojnë tek Arsenali. Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i Topçinjve të Londrës, Arsen Venger në lidhje me të ardhmen e dy yjeve të tij që prej kohësh janë vënë në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme evropiane. Ozil u fol shumë për një kalim të mundshëm te Barcelona, ndërkohë që Sançez ishte në radarët e Mançester Sitit e në orët e fundit edhe në ata të Realit të Madridit.

Por Venger u vuri kufijte këtyre klubeve duke i mbajtur fort të dy futbollistët.

‘E përjashtoj në mënyrë kategorike largimin e Ozil dhe Sançez-tha Venger-përsa kohë ata janë këtu, do të japin më të mirën e tyre për Arsenalin. Askush nuk mund të më heqë nga mendja idenë se Ozil dhe Sançez do të jenë me ne deri në fund të sezonit, nukshoh ndryshime në horizont

Sfidanti.al