Bëmë baba të të ngjaj, Holanda nuk bën dot pa emrin Kluivert

Patrik Kluivert ka qenë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit holandez dhe botëror në vitet 90-të e pastaj vitet 2000. Sulmuesi i dikurshëm i Ajaksit dhe Milanit shkëlqeu duke shënuar gola pa fund, po ashtu edhe për Holandën. Tashmë, ai e ka një trashëgimtar, njërin prej djemve të tij, që ka nisur të bëjë emër tek Ajaksi.

Xhastin Kluivert shënoi 3 gola për “heshtarët” në fitoren 5-1 ndaj Rodës në kampionatin holandez dhe 18-vjeçari duket vërtet një “biznes i mirë”. Me vetëm 8 ndeshje në ligën e Holandës, ai po tregon klasin e tij dhe të tre golat nuk ishin aspak oportunistë, por të shënuar me talent dhe besim që do ta kishte zili çdo sulmues i madh në botë. Jo vetëm kaq, por Xhastini bëri diçka që babai i tij kurrë nuk arriti ta bënte, të shënonte 3 gola në një ndeshje në Holandë.

Sfidanti.al