Nuk ka fund “marazi” i mediave spanjolle pas vendimit të sulmuesit të Francës, që refuzoi Realin dhe pranoi të rinovonte kontratën me Paris SG. E përditshmja “Marka”, një gazetë me autoritet, por edhe madrilene e thekur, padyshim që ishte një nga më të mërziturat që kampioni i botës nuk erdhi në “Bernabeu”, dhe e “përshëndeti” me një koment special. “Mbape zgjodhi që të jetë një Nejmar, – shkruan “fletushka” kryeqytetase, – ai bëri atë gjë që do të bënin 99 për qind e futbollistëve në botë, zgjodhi paratë dhe jo një kontratë të zakonshme, por të jashtëzakonshme, të parefuzueshme, që e bën lojtarin më të pasur në botë dhe me diferencë me të tjerët. Deri këtu e pranueshme dhe e kuptueshme, por nga ana sportive kjo nuk ka logjikë. Ai ka zgjedhur të jetë Nejmari, dhe jo një Mesi apo Kristiano që ishin me shpirt luani dhe donin të fitonin trofe. Ata u larguan pasi fituan gjithçka dhe atyre u lejohej, por jo Mbapesë”.
Sfidanti.al