Kaq u desh dhe iu vunë “bat-bat”. Publiku që ndjek futbollin u hodh në rrjetet sociale duke u tallur me drejtuesit e La Ligës spanjolle, pasi këta të fundit deklaronin se do ta denonconin Paris SG në UEFA për rinovimin e kontratës me Kilian Mbapenë. Edhe një ditë më parë, presidenti i La Ligës, Havier Tebas, deklaroi se ishte skandaloze që një klub që humb 300 milionë euro në sezon të ketë financa për një rinovim të tillë me Mbapenë. Tifozët gjithsesi u hodhën në sulm (kuptohet, jo ata të Realit) duke shkruar se “drejtuesit e La Ligës ngjajnë si idiotët më të mëdhenj në botë në këto momente”. A thua PSG ka bërë shkelje të rregullave financiare? Kjo do të mësohet më vonë, por e qartë është se sheikët në Paris kanë gjetur momentin e duhur për të vepruar, ndërsa Reali është në konflikt të hapur me UEFA-n për shkak të Superligës Europiane.
Sfidanti.al