Kumbulla ia hedh “paq” këtë herë në Norvegji, edhe pse vuajti pak

Ndeshja e kaluar, e humbur 1-6 në fushën e Bodo Glimtit, ishte dhe mbetet më e keqja e sezonit e ndoshta më e keqja e karrierës për të deri tani. Marash Kumbulla pati faj atëherë të paktën për dy gola, veçse këtë radhë vizita në Norvegji për Ligën e Konferencës shkoi më mirë personalisht. Roma u mund 1-2, por qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk bëri figurë të keqe. Mediat italiane dhe ato europiane i dhanë përgjithësisht notën 6, pak a shumë në nivelin normal të skuadrës, ku shumë pak morën më shumë sesa ai. “Na mungoi përqëndrimi, sidomos në golin e dytë që ishte krejtësisht i evitueshëm, – tha 21-vjeçari pas ndeshjes, – le të mendojmë tani për ndeshjen e së dielës në kampionat dhe për atë të kthimit në Europë. Duhet ende që të rritemi, besoj se që sot e tutje duhet të mësojmë më shumë”.

Sfidanti.al