Sër Aleks Ferguson fiton edhe sot më shumë se disa nga yjet e futbollit

Ish-trajneri i Mançester Junajtidit ka kaluar 81 vite mbi shpinë, dhe po “vrapon” drej moshës 82-vjeçare. Skocezi i madh nuk është dikutuar shpesh për rrogën e tij kur ishte në stolin e “Old Trafordit”, madje më shumë po flitet sot dhe kjo ka arsye. Sër Aleks Fergusoni, sipas mediave angleze, fiton 235 000 në javë, edhe tani që është në “pension”, 9 vjet pasi mbylli karrierën e trajnerit dhe u largua nga Mançester Junajtidi. Kjo do të thotë rreth 12 milionë paundë stërlina në vit, dhe kjo do të thotë se Fergi vazhdon të fitojë më shumë se një pjesë e madhe e yjeve të futbollit në Angli apo në gjithë Europën.

Sfidanti.al