Man. Siti si skandali i inceneratorëve në Shqipëri: Shumë akuza, por asnjë dënim!

U mendua se do të përjashtohej nga Championsi për ato që dolën në “sipërfaqe”, por akuzat edhe në futbollin profesionist janë bërë si akuzat politike në Shqipëri. Çfarë nuk shkruan mediat europiane kundër Mançester Sitit, ashtu siç bënë edhe kundër Paris SG, dhe UEFA fillimisht vendosi ta përjashtonte klubin anglez, por më pas gjithçka u kthye përmbys dhe Siti mori pjesë në Champions. Akuzat kanë qenë për shkelje të rregullave financiare të UEFA-s, dhe kjo çështje është shfaqur sërish për shkak të dokumentave të botuara nga “Futboll Liks” (Football Leaks). Është revista gjermane “Der Shpigel” që e bëri sërish këtë gjë, dhe shkruan se sipas dokumentave, Siti është financuar direkt nga agjencia qeveritare e Abu Dabit.

Sfidanti.al