Nagelsmani flet për Mbapenë e De Jongun por Bajerni merr Mazrauin dhe Gravenberkun!

Në Bavari janë shumë në humor kur komentojnë fjalët e trajnerit të ekipit të tyre, ndonëse morali është “përtokë” për shkak të humbjes në Champions. Mediat në Mynih komentojnë me gaz deklaratat e Julian Nagelsmanit, i cili gjithashtu foli me shaka se “unë do të doja të merrja tek Bajerni lojtarë si Kilian Mbapenë, është një sulmues i madh, apo mesfushorin Frenk De Jong, që gjithashtu është shumë i mirë”. “Problemi i vetëm, – vazhdoi tekniku, – është se ata janë shumë të shtrenjtë”. Në “Zebener Shtrase” as nuk mund të mendojnë për Mbapenë, por as për De Jongun, edhe sikur të përdornin formlë shkëmbimi. Bavarezët po marrin lojtarët që mund të marrin dhe që do t’u bëjnë punë si mbrojtësi i Ajaksit, Mazraui dhe mesfushori po i Ajaksit, Gravenberk.

Sfidanti.al