Man. Junajtidi do firmosë me Ten Hagun, por thuhet se lojtarët nuk e kanë qejf

Trajneri holandez jepet i sigurt se do të jetë në “Old Traford” sezonin që vjen, si pasardhës i Ralf Rangnikut. Erik Ten Hag mund të quhet “punë e mbaruar” për të firmosur me Mançester Junajtidin, ndërsa mediat angleze shkruajnë se ai mund të hasë një problem jo edhe aq të vogël. Sipas tabloideve, lojtarët e “djajve të kuq” kishin më shumë dëshirë që në stol të ulej Maurisio Poçetino, i cili njihet si trajner që merret vesh shumë mirë me futbollistët, dhe di t’i trajtojë yjet. Ten Hag njihet në Holandë si teknik i suksesshëm me Ajaksin, dhe si njeri që i kushton shumë rëndësi detajeve, siç bënte dikur Sër Aleks Fergusoni. Të shohim nëse do të jetë “goditja e duhur”, pasi që nga largimi i skocezit të madh në 2013, Junajtidi nuk ka “qullosur” gjë me trajnerët, ndonëse ka provuar Dejvid Mojesin, Luis Van Galin, Zhoze Murinjon, Ole Gunar Solskjerin dhe tani Ralf Rangnikun.

Sfidanti.al