Një trajner që do skuadrën përpara individit, që ka një stil loje ku futbollistëve “u del shpirti”, e pra që nuk është për Mesin, Di Marinë apo Nejmarin, ndërsa përsa i përket Erling Halandit në lojë hyn një element tjetër. Jurgen Klop hedh poshtë çdo mundësi që Liverpuli të mendojë për sulmuesin norvegjez për shkaqe financiare, dhe ai e shpreh mendimin në mënyrën e tij kret origjinale, dhe që është shumë e këndshme. “Nuk ka shanse, – tha gjermani, – ne nuk do të jemi atje. Shifrat e përfshira janë thjesht një çmenduri. Ne nuk kemi aspak të bëjmë me këtë. Ndershmërisht nuk dua të kem të bëj me këtë. Nuk është aspak gjë e bukur”. Çmenduria për Halandin nuk është kartoni, që shkon deri në 80-90 milionë euro, por sidomos rroga e yllit dhe fitimi i agjentit Mino Raiola.
Sfidanti.al