Kumani ka shumë armiq tek Barça, si mund të fitojë një “i dënuar me vdekje”?!

Holandezi ka qenë një legjendë në “Kamp Nou” dhe do të pritet i I tillë nga tifozët. E drejtë e gjitha kjo, por ai do të ketë dy pengesa të mëdha në projektin e tij. Së pari, Lionel Mesin që kërkon të mbajë shokët e tij Suarezin e Vidalin në ekip, ndonëse trajneri mund të ketë mendim të ndryshëm. Suarez e shprehu se nuk ka ndërmend të largohet, por dëshiron edhe 1 vit në “Kamp Nou”. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nëse largohen lojtarë të “gardës së vjetër” si Zhordi Alba apo deri edhe Pike! Për më tepër, kandidati për president, Viktor Font ka deklaruar shqeto se Kuman nuk do të vazhdojë të jetë trajner sezonin e ardhshëm, nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale në mars. “I urojmë Ronaldit sukseset e gjithë botës, dhe është legjendë barceloniste, – tha Font, – por, nuk do të qendrojë vitin tjetër edhe nëse fiton Championsin, La Ligën dhe Kupën e Mbretit. Ne kemi zgjedhur Ksavin si trajner dhe kemi 7 vjet që merremi me projektin tonë”. Si mund të arrijë sukses Ronald Kumani sezonin që pritet të fillojë, në kushte të tilla?!

Sfidanti.al