UEFA po e vlerëson vërtet hipotezën për të zhvilluar Superkupën Evropiane e 24 shtatorit në Budapest me tifozë edhe pse jo me kapacitetin e plotë të stadiumit. Kjo temë u diskutua në mbledhjen me videokonferencë me Sekretarët e Përgjithshëm të të 55 Federaratave anëtare të UEFA për të vlerësuar rikthimin gradual të tifozëve në ndeshjet e futbollit. Përsa u përket ndeshjeve të Nations League që nisin në shtator është ende shpejt që të mendohet për praninë e publikut në shkallët e impianteve.
Në këtë mënyrë, UEFA po mendon të përdorë Superkupën e Evropës si eksperiment për të lejuar një numër të reduktuar tifozësh në stadium. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për karantinën e futbollistëve të skuadrave kombëtare që vijnë nga klube të huaja dhe që mund të rrezikojnë kthimin në vendet ku jetojnë
Federatat u inkurajuan që t’u drejtohen qeverive përkatëse për të kërkuar lehtësime për futbollistët dhe stafet e skuadrave. Fakti që lojtarët do t’u nënshtrohen rregullisht testeve sipas protokollit global të përcaktuar nga UEFA, do të jenë garanci për këto lehtësira që nuk përfaqësojnë asnjë lloj rreziku për klubet.
Nuk përjashtohet mundësia që Federatat të kërkojnë të zhvillojnë ndeshjet në fusha neutral nëse kushtet e brendshme do të vinin në rrezik zhvillimin e ndeshjes. Të gjitha këto përfundime nga diskutimet e bëra do të paraqiten në Komitetin Ekzekutiv të UEFA në ditët e ardhshme që do të marrë vendime në lidhje me cështjet e debatuara.
Sfidanti.al