Paris Saint Germaini bëri ëndrrën realitet teksa arriti në finalen e Ligës së Kampioneve për herë të parë në historinë e tij pasi mundi Leipzigun me rezultatin e pastër 3-0. Neymar ishte protagonist në fushën e lojës edhe pse nuk shënoi në këtë përballje dhe në fund të ndeshjes braziliani shkëmbeu fanelën me një prej kundërshtarëve të tij.
Duke parë këtë moment tabloidi britanik ‘The Sun’ në një artikull të tij theksoi se Neymar mund të mos e luante finalen e Ligës së Kampioneve për shkak të shkëmbimit të fanelave. Por në të vërtetë në rregulloren e UEFA, në periiudhën e Covid, vetëm rekomandohet mos shkëmbimi I fanelave, pra lojtarët nuk detyrohen për këtë, kështu që Neymar nuk rrezikon të sanksionohet dhe do të jetë rregullisht në finalen e Ligës së Kampioneve të këtij viti.
Sfidanti.al