Ish trajneri i Anglisë Sven – Goran Eriksson beson se “për Anglinë më lehtë është të mposht Brazilin” se sa Suedinë në çerekfinale të Botërorit
Skuadra e Gareth Southgate ka kaluar në çerekfinale pas një fitoreje dramatike me penallti kundër Kolumbisë të martën.
Eriksson thotë se Tre Luanët do të kenë vështirësi që të mposhtin skuadrën e Janne Andersson.
“Do të jetë më e lehtë për Anglinë mposhtja e Brazilit sesa e Suedisë, sipas mendimit tim, Suedia e sotme është ee vështirë për t’u mposhtur”, ka thënë ai.
“Sulmuesit e tyre janë edhe mbrojtës kur duhet të mbrojtur dhe këtë e arrin shumë mirë. Nëse ju i zgjoni ata në mesnatë e dinë se cila është pozita e tyre në mbrojtje për cdo ndeshje të mundshme dhe ata dinë çfarë bëjnë. Do të jetë ndeshja më e vështirë për Anglinë deri me tani”, ka thënë Sven,