Mediat e Madridit e pranuan se rezultati normal i kësaj ndeshjeje duhej të kishte qenë 1-7. i vetmi gol i Realit do të kishte qenë ai i Vinisiusit, nëse nuk do ta kishte katranosur në momentin që u ndodh vetëm për vetëm me Ter Shtegenin. Të tjerët ishin për Barcelonën e Ksavit. “Ksavi la shenjën e një Guardiole, – shkruan “Marka”, – Ksavi ishte triumfatori i madh i El Klasikos. Barcelona i kishte treguar simptomat e përmirësimit, por i mungonte një konfirmim i tillë ndaj një rivali të madh. Këtë e bëri në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e madhe e Barçës, me stilin që i pëlqen Ksavit, dhe që e praktikonte Guardiola. Tifozët e Realit u shqetësuan shumë me imazhin që la ekipi i tyre, me dobësinë e tij përballë ekspeditës “blaugrana”, euforike për atë që pritet të ndodhë në të ardhmen. Madrilenët, le të marrin zemër nga fakti se në korrik do të vijë Mbapeja”.
Sfidanti.al