Çfarë dueli në Kupën e Anglisë: Mançester Siti-Liverpul në “Uembli”!

Do të jetë gjysmëfinalja, por edhe ato ndeshje luhen në ish-stadiumin perandorak në Londër. Mançester Siti dhe Liverpuli arritën kualifikimet në Kupën e Anglisë dhe shorti i ka vënë përballë në katërshe. Në krahun tjetër është një Çelsi-Kristël Palas, me ish-kapitenin e Arsenalit, Patrik Vieira, që do të jetë përballë Bluve të Londrës, ish-kundërshtarëve të tij të rreptë. Kualifikimet e “qytetarëve” dhe të kuqve ishin të ndryshme, pasi Siti triumfoi 4-1 në fushën e Sauthemptonit, ndërsa ekipi i Klopit mezi ia doli 1-0 në stadiumin e Notingem Forestit. Gjithsesi, përballja e prillit do të jetë e madhe në “Uembli”. Dy ekipet do të kenë duel në Premier Ligë në “Etihad” në 10 prill, ndërsa në 16 prill do të kenë gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.

Sfidanti.al