Dibala do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit!

Palët nuk ranë dakord, bisedimet u ndërprenë dhe nuk do  të zhvillohen të tjera në të ardhmen. Ky ishte “thelbi” i së hënës juventine, ndërsa Paulo Dibala do të largohet në fund të qershorit, kur do t’i përfundojë kontrata e tanishme. Bisedimet mes drejtuesve të Juventusit dhe përfaqësuesve të sulmuesit argjentinas zgjatën 1 orë dhe përfunduan pa rezultat. Oferta e klubit ishte deri në 7 milionë euro, ndërsa rroga e kërkuar nga Dibala është 10 milionë. Po ashtu, futbollisti donte kontratë 4 apo 5-vjeçare ndërsa klubi ia jepte deri në 3. Nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e ylli argjentinas, por gjithsesi zhgënjimi është i qartë dhe po ashtu e qartë dëshira që ai kishte për të vazhduar në Torino. Vëllai i tij shkruajti menjëherë në rrjetet sociale: E pabesueshme!

Sfidanti.al