E pranon edhe vetë Masimiliano Alegri, ai që e kishte bërë fjalën “titull” të ndaluar për t’u përdorur në stadiumin “Alianc”. Fitorja ndaj Salernitanës nuk është se entuziazmoi aq shumë dhe as nuk bëri të harrohej eliminimi i dhimbshëm nga Campionsi me humbjen e rëndë 0-3 me Vijarrealin në Torino, por gjithsesi ktheu qetësinë. Juventusi është vetëm 4 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Napoli (dhe 7 larg Milanit). Kjo do të thotë se mund të mendohet për titullin, ndërsa Dibala më në fund shënoi madje luajti shumë mirë duke marrë notën 7. Dushan Vlahoviç gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës. “U treguam të zotët në këtë ndeshje, – tha Alegri, – pas Championsit mund të kishim probleme, por e kaluam”. Alegri thotë se përsa i përket Dibalës është në një linjë me klubin, ndërsa shton se nuk është vetëm argjentinasi që i skadon kontrata.
Sfidanti.al