Kristiano Ronaldo është kthyer në problem politik tek Portugalia

Nuk mendohej se mund të vinte një ditë e tillë, por ndoshta e kemi pasur gabim. Kristiano Ronaldo ka qenë lideri dhe forca e madhe e kombëtares portugeze në sukseset e viteve të fundit, kur u fituan të vetmit trofe në histori, Europiani në 2016 dhe Liga e Kombeve e UEFA-s, por tashmë në moshën 37-vjeçare gjërat kanë ndryshuar. Sipas asaj që theksojnë mediat portugeze dhe europiane, superylli është kthyer në problem politik në atdheun e tij. Flitet se Portugalia luan më mirë pa Kristianon në fushë, sepse ai vonon lojën dhe lufton për rekordet e veta të golave. Edhe pse CR7 bleu një Aston Martin për 230 000 paundë stërlina, sipas modelit që ishte në filmin e Xhejms Bondit “Nuk është koha për të vdekur”, duket se ka ardhur koha që ai “të hapë krahun”. Në 10 ditët e ardhshme, fati i tij mund të vuloset pasi Portugalia mund të ndeshet me Italinë në finalen e plej ofit për Kupën e Botës. Një eliminim do të bënte që Kristiano të mos kishte shanse për të vazhduar me kombëtaren në Euro 2022, për shkak të moshës së shtyrë.

Sfidanti.al