Ky është përfundimi që nxorri e përditshmja “Marka” disa minuta pas përfundimit të derbit të Spanjës në “Santiago Bernabeu”. Barcelona e Ksavit i dha një “banjo” të vërtetë Realit të Karlo Ançelotit, në një paraqitje kaq sipërore saqë u duk se çdo gjë klasi në futboll mund të bëhet shumë lehtë. “Marka”, gjysmë me shaka, e gjysmë seriozisht, kritikoi stilistin japonez, Jamamoto, që kishte krijuar fanelat e zeza të madrilenëve për të përkujtuar 120-vjetorin e themelimit të klubit. “Me të zeza nuk mundtë luhet një El Klasiko, – shkruan gazeta, – e thamë disa herë gjatë javës, dhe kjo u konfirmua në tapet. Japonezi Jamamoto na gënjeu. i kërkuan një fanelë për homazh, dhe krijoi një të tillë për funeral. 0-4 dhe faleminderit! Recitali i Ksavit në “Bernabeu” ishte si i epokës së artë dhe lajmi më i mirë për Realin e Madridit ishte rezultati. Që nga koha e Pepit askush nuk e qeveriste El Klasikon në këtë mënyrë. Të bardhëve u duhet Mbapeja!”
Sfidanti.al