Ksavi kërkon të dyfishojë rrogën e tij prej 4 milionë eurosh

Nuk synon të barazohet me ata që fitojnë më shumë në këtë profesion. Simeone, Guardiola apo Klop janë në nivele krejt të tjera, madje Klopi që është i treti në listë, merr 17 milionë euro në sezon. Ksavi Hernandez kërkon që Barcelona t’i dyfishojë rrogën prej 4 milionë eurosh që merr në këtë moment në “Kamp Nou”. Legjenda katalanase pranoi drejtimin e Barçës në një moment të vështirë, ndërsa pranoi edhe rrogën duke pasur parasysh se klubi ishte në krizë financiare. Kjo krizë ende nuk është kaluar, ndërsa palët do të duhet të bisedojnë.

Sfidanti.al