Këto kohë është bërë edhe më e rëndësishme se më parë, që “skautët” të gjejnë “flori” të fshehur në fund të “oqeanit”. Bajerni i ka më pak mundësitë sesa në nisje të viteve 2000 për të tërhequr yje të rëndësishëm si Riberi e Roben, ndaj duhet ta nisë nga “rrënjët”. Këtë po bëjnë bavarezët dhe talenti i ri që ka hyrë në “radarin” e tyre është Noah Darvih (Darvich). Ai është kapiteni i Gjermanisë U17 dhe mesfushori i Frajburgut, duke qenë vetëm 16 vjeç. Ai luan për Frajburgun U19 dhe pritet që të kalojë tek Bajerni, ndonëse ka kontratë deri në 2024.
Sfidanti.al