Ylli anglez u mor nga Pep Guardiola për 100 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 115 milionë euro. Në krahasim me fuqinë financiare të Mançester Sitit, kemi një Inter shumë më “kurnac”, që ka shpenzuar shumë më pak. “La Gazeta delo Sport” shkruan se formacioni i zikaltërve, që pritet të luajë në finalen e Stambollit ndaj Sitit, ka kushtuar rreth 125 milionë euro, pra më pak sesa vetëm Xhek Grilish. Imagjinoni vetë për të tjerat!
Sfidanti.al