Europa nuk ka qenë aspak një histori lumturie, por gjithsesi tifozëve u mjafton sot për sot edhe titulli në La Ligë. Nuk është aspak gjë e vogël që të thyhet Realit, kampioni në fuqi i Spanjës dhe i kontinentit, dhe gjithçka duket e përfunduar në favor të Barcelonës së trajnerit Ksavi Hernandez. Kjo gjë ka nxitur drejtuesit në “Kamp Nou” që të mendojnë rinovimin me teknikun, gjë që pritet të ndodhë në fund të sezonit. Situata është e vështirë, sidomos nga ana financiare, dhe shpresohet që kjo “sëmundje të shërohet” dhe Ksavi të ketë lojtarët e duhur për të mbajtur titullin dhe për të synuar Championsin.
Sfidanti.al