Krizë e Mylerit, krizë e Sanesë, ç’po ndodh me Bajernin?!

Normalisht ekipet që janë në krye të renditjes në kampionatet e tyre dhe që janë kualifikuar në vend të parë në grupet e Championsit, nuk duhet të kenë krizë. Veçse, siç thekson një gazetë britanike, “Bajerni nuk është një klub si gjithë të tjerët” dhe ja ku kemi bavarezët vërtet në krizë. Eleminimi nga Kupa e Gjermanisë për ekipit të kategorisë së dytë, Holshtajn Kil, ishte goditja e madhe, veçse kohët e fundit Bajerni po pësonte gjithnjë e më shumë gola, ndërsa disa nga lojtarët nuk po jepnin atë që pritej.

Mishërimi i bavarezit, Tomas Myler, nuk po shënon dot gola madje as fare afër portës. Leroi Sane ende nuk është kthyer në një lojtar për Bajernin pasi blerjes prej rreth 45 milionë eurosh në verë. Pas humbjes në Gladbah, erdhi ndeshja e Kupës dhe lodhja u shtua pas 120 minutave në kushtet e një moti me reshje të dendura. Halleve të trajnerit Flik i shtohen dilemat e Alabës që dëshiron të largohet dhe gjendja fizike e Xhoshua Kimihut që ka qenë i dëmtuar. Gjithsesi, ka mundësi që Bajerni t’ia zbrazë gjithë zemërimin e mbledhur Frajburgut në ndeshjen e së dielës në Bundesligë.

Sfidanti.al