Kritika të forta për Bajernin pas humbjes me Bohumin

Nuk ishte një disfatë fatale,dhe kampionët janë sërish favoritë për të mbrojtur titullin, por ajo që ndodhi ndaj Bohumit nuk do të kalojë lehtë. Bajerni ishte hija e vetvetes në stadiumin e Ruhrit, edhe pse statistikisht ishte shumë më lart sesa vendasit. Në fund, një humbje 2-4 dhe kritika të mëdha nga mediat bavareze, të cilat “u çmendën” nga zgjedhjet e bëra nga trajneri Julian Nagelsman.

“Si mundet që të dilet në fushë vetëm me një mesfushor tipik të rolit, – shkruhet në mediat pranë tifozëve të Bajernit, – ishte diçka diabolike. Nuk e dimë se çfarë ka menduar Nagelsmani, por ajo që bëri ai nuk funksionoi. Kjo nuk ishte ndeshja më e keqe e sezonit për Bajernin, por i afrohet shumë”. Kritikat ishin të forta mëdha për mbrojtësin Dajot Upamekano që “po bëhet një problem”, ndërsa largimi i Alabës dhe tani i Zyles do të lerë pasoja. “A dëshiron me të vërtetë Gnabrija një kontratë të re?”, pyesin gazetarët. Shpresa është për të reaguar ndaj Salcburgut, ose ëndrra e Championsit mund të përfundojë shpejt.

Sfidanti.al