Mbape imiton Tieri Henrinë dhe e cilëson “një legjendë”

Sulmuesi i Paris SG bëri një festim ndryshe nga herët e tjera pas golit të fitores shënuar në kampionat kundër Renës. Ylli 22-vjeçar shkoi te flamuri i këndit dhe u mbështet tek ai (në foto), duke imituar kremtimin që bënte sulmuesi i famshëm francez, Tieri Henri. “Një vlerësim i madh për legjendën”, – komentoi kampioni i botës në Instagram. Goli i Mbapesë erdhi në minutën e 93-të pas topit të marrë nga Lionel Mesi, dhe ishte një rrjetë tipike si ato që shënonte Henrija në kohën kur luante për Arsenalin, Barcelonën apo Francën.

Sfidanti.al