Në Angli shpesh herë “marrin kot” dhe fluturojnë, duke menduar se të tjerët nuk ekzistojnë. Është shumë e lehtë për analistët dhe tifozët të thonë për filan lojtar në Premier Ligë se është “më i miri botë”, dhe tani po thuhet për Trent Aleksandër-Arnoldin e Liverpulit se mund të jetë mbrojtësi i djathtë më i mirë në planet. Kjo, pak kohë pasi u kurorëzua Mohamed Salahu si futbollisti më i mirë në rruzull, mbi Mesin, Ronaldon, Benzemanë, Levandovskin, Mbapenë apo Halandin.
Gjithsesi, numri 66 i Liverpulit ka statistika të shkëlqyera. Ai sapo ka arritur 150 ndeshje në Premier Ligë, në të cilat ka krijuar 300 raste, ka dhënë 279 harkime të sakta, ka siguruar 105 fitore me ekipin, ka krijuar 58 raste të pastër për gol, ka qenë në ekip në 50 ndeshje në të cilat nuk është pësuar gol, ka dhënë 43 asistë dhe ka shënuar 10 gola. Asnjë lojtar i kampionatit anglez nuk kishte arritur kurrë 43 asiste në 150 ndeshje, as Kristiano Ronaldo, Dejvid Bekami, Stiven Xherrari apo Frenk Lampardi.
Sfidanti.al