Akordi mes palëve vlen deri në 2023, por klubi ka të drejtë që të aktivizojë një klauzolë që e shtyn deri në 2024. David De Gea e ka marrë veten dhe është një portier tjetër në krahasim me atë që ka qenë disa muaj më parë, aq sa drejtuesit e Mançester Junajtidit janë gati t’i japin një kontratë të re. Jo më kot, spanjolli fitoi çmimin e lojtarit të muajit në Premier Ligë në janar, dhe kjo do të thotë se ai e ka kaluar krizën, ndërsa nuk duhet harruar se është cilësuar gjithnjë si një nga portierët më të mirë të botës. Gjithsesi, nuk dihet nëse De Gea do të pranojë një kontratë të re, për vetë gjendjen e skuadrës sepse ndoshta nuk do të ketë shpresë që të fitojë tituj në “Old Traford”.
Sfidanti.al