Kristiano, PSG të jep atë që s’ta jep Reali, 45 milionë euro rrogë

Paraja është tepër e rëndësishme në futbollin e sotëm, dhe sidomos për një lojtar të quajtur Kristiano Ronaldo. Ylli portugez kërcënoi me largim nga Reali pikërisht pas finales së fituar në Champions, dhe duket se sinjalet e dhëna nga ai kanë shkuar në “veshin e duhur”. Mediat raportojnë se Paris SG është gati t’i japë CR7-ës plot 45 milionë euro në sezon, dhe këto do të jenë “neto”, pra para në dorë, pa llogaritur taksat.

Kjo do të thotë se Ronaldo më në fund do të realizojë ëndrrën e tij që të paguhet më shumë se Mesi. Jo vetëm kaq, por do të vazhdojë të luajë në Europë, në një nga ligat kryesore, dhe me një skuadër që tenton çdo vit të fitojë Championsin. Vetë Kristiano ka besim se aty ku shkon ai, është edhe fitorja.

Sfidanti.al