Bajerni i Mynihut mori një tjetër lajm të keq nga Robert Levandovski. Mediat gjermane dhe ato europiane shkruajnë se sulmuesi polak është i dëshiruar për t’u larguar, pasi kërkon një përvojë tjetër, pas shumë vitesh si bavarez. Mendohet se dy klubet kryesore që kanë pasur interes për të, Reali i Madridit dhe Paris SG, janë në “gatishmëri numër 1”, edhe pse paraqitja e sulmuesit në gjysmëfinalen e Championsit, Bajern-Real, nuk ishte nga më të shkëlqyerat.
Gjithesi, Levandovski është mërzitur duke “ngrënë të njëjtën gjellë”, pra duke fituar Bundesligën apo Kupën e Gjermanisë. Ai mendon se mund ta fitojë Championsin më lehtë nëse shkon në Spanjë apo në Angli, dhe po ashtu dëshiron të provojë trofe në liga të tjera të forta të Europës, sa është ende në kohë.
Sfidanti.al