Dy fanela për 10 litra benzinë, futbolli mes grevës në Brazil

Sulmuesi i Kruzeiros, Sasa, u detyrua të gjente një mënyrë krejt origjinale për t’i hedhur benzinë makinës së tij e për të shkuar në stërvitje. Futbollisti 24-vjeçar kishte mbetur keq për shkak të grevës së shoferëve të makinave-çisternë të karburantit në Brazil, ndaj u detyrua të bënte këtë ofertë: Dy fanela të miat me numrin 99 për 10 litra benzinë. Në këtë mënyrë, ai mundi të shkonte në punë.

Brazili është në kaos për shkak të grevës së boteve të naftës, dhe futbolli nuk është i vetmi që po vuan. Lajmet janë që me mijëra pula u therën pëpara kohe, siç duket sepse nuk mund të mbaheshin në kushtet e duhura për shkak të mungesës së karburantit. Flitet madje se po bëhet thirrje që Brazili të kthehet në kohën e diktaturës ushtarake, për të vendosur rregull.

Sfidanti.al