Kristiano ka një kusht për Juventusin: Dua një “Benzema” në Torino

Me një këmbë është jashtë, por me tjetrën ende i përket klubit italian. Nuk ka vendosur ende asgjë për të ardhmen Kristiano Ronaldo, dhe si një profesionist “i mbaruar” që është, e ka ndarë mendjen që të mos bëjë plane deri në fund të sezonit. Së pari, duhet mbyllur viti sportiv në mënyrën më të mirë, qoftë individuale, qoftë me Juventusin, pastaj në verë do shikohet se ç’mund të bëhet. Siç ka informuar “AS” e Madridit, CR7 do ta pëlqente një kthim tek Reali, dhe Juvja është dakord nëse i jepen 25 milionë euro, por nuk dihet se cilat janë planet e presidentit Florentino Perez. Sipas, “La Gazeta delo Sportit”, Ronaldo mundet edhe të vazhdojë në Torino, ku ka edhe një vit kontratë, por dëshiron të ketë në krah një lojtar të një klasi të lartë, siç është Karim Benzema tek Reali. E qartë që Juvja e ka thuajse të pamundur të marrë francezin, por mund të gjejë një sulmues apo mesfushor ofensiv që të ketë klasin e tij, për të ndihmuar CR7-ën në aksionet e tij drejt golit. Të shohim, nëse drejtuesit bardhezinj do të arrijnë ta identifikojnë një të tillë, dh eta marrin tek “Zonja e Vjetër”.

Sfidanti.al