Kovidi i Cikalleshit i hap vendin Brojës, kavajasi ka një mesazh

Goditja prej “topuzi” për kombëtaren shqiptare nuk ka ardhur ende nga Polonia, dhe ndoshta nuk do të vijë prej saj, por nga epidemia e shekullit. Lojtari kryesor i ekipit, sulmuesi Sokol Cikalleshi, nuk mund të luajë mbrëmjen e kësaj të marte për shkak të koronavirusit. Pas mbrojtësit Hoxhallari bëhet “viktima” e dytë kuqezi dhe një “gropë” e vërtetë në repartin ofensiv. Me gjasë, kavajasi i ka hapur vendin Armando Brojës për të qenë titullar pas 3 golave të shënuar radhazi në 3 ndeshjet e fundit. Si për t’i dhënë guxim shokëve, Cikalleshi pati një mesazh për ta dhe për tifozët në rrjetet sociale. “Kovid 19 më ndaloi, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon kush”, – shkruajti ai duke shprehur bindjen se Shqipëria do të fitojë ndaj Polonisë. Në këto raste thuhet “fjala e tij në vesh të Perëndisë”, ndërsa ne pot hemi “fjala e tij në vesh të kuqezinjve”.

Sfidanti.al