Korrupsion për Golovkin-Alvarez? A u manipulua rezultati në Las Vegas?

Që e quajnë “Qyteti i Mëkatit” duhet të ketë më shumë se një arsye. Padyshim, kazinotë dhe shfaqja sheshit e dobësisë së madhe të karakterit njerëzor për bixhozin, por padyshim edhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me fitimin. Dyshimi i fundit, shumë i madh, është për pastërtinë e ndeshjes së shkëlqyer Golovkin-Alvarez, ndërsa gjyqtarja Adelaide Bërd u pezullua pa afat nga Komisioni Atletik i Nevadës.

Bërd dha vendimin e saj në favor të Alvarezit 118-100 duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim, ndonëse sipas rregullit duhej të kishte fituar boksieri që kishte dhënë më shumë goditje, dhe ky ishte Golovkini. Mediat shkruajnë se Bërd nuk do të drejtojë ndeshje të mëdha për një kohë të pacaktuar, ndërsa shtojnë se ka dyshime të forta për korrupsion.

Gjendja me boksin paraqitet edhe më e keqe sesa ajo e FIFA-s kur drejtonte Zep Blater. Analisti i “Deili Meilit” në Angli, Martin Samuel thekson se “Blater mund të bënte korrupsion për votat apo se ku do të zhvilloheshin turnetë e mëdhenj, por nuk ndërhynte në mbarëvajtjen e ndeshjeve”.

Sfidanti.al