Padyshim duhet të jetë një rekord. Me fitoren 4-0 të Mançester Junajtidit ndaj Evertonit, Zhoze Murinjo arriti një statistikë për t’u pasur zili. Nuk ka humbur asnjë ndeshje si trajner ditën e dielë luajtur në fushën e tij në kampionat. Fakt është se portugezi ka 105 ndeshje të tilla dhe ka fituar 81 e barazuar 24, humbje 0!. Kjo, jo vetëm në Premier Ligë, por kudo ku ka drejtuar. Që nga Porto, Çelsi, Interi, Reali, sërish Çelsi dhe tani Junajtid, Murinjo mbetet i njëjti, shumë i fortë si zot shtëpie. Rekordi mbetet edhe nëse merren parasysh ndeshjet e garave të tjera, me bilancin 0 humbje dhe 87 fitore në 113 takime. Ky rekord do të qendrojë i paprekur deri në dhjetor, pasi më herët Mançester Junajtid nuk do të luajë asnjë ndeshje ditën e diel.
Sfidanti.al