Koronavirusi mund Serinë A, Juventus-Inter nuk luhet dot as me tifozë!

Nuk pranohet të luhet as pa tifozë. Juventus-Inter ishte e pamundur të mbahej këtë të diel, dhe vendimi erdhi për një shtyrje mjaft të gjatë, në 13 maj. Derbi i Italisë shpresohet të jetë me mbi 40 000 tifozë në stadium, ndërsa gjendja e epidemisë së koronavirusit në Itali duket edhe më e vështirë. Bashkë me duelin e Torinos, shtyhen edhe 4 ndeshje të tjera të kësaj jave të Serisë A, dhe këto janë Udineze-Fiorentina, Milan-Xhenoa, Parma-SPAL e Sasuolo-Bresha.

Si efekt dominoje vjen shtyrja e finales së Kupës së Italisë për në 20 maj, dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë në Romë. Kjo ishte goditja e radhës për futbollin, gjithnjë sipas parimit se shëndeti dhe jeta e njerëzve vlen më shumë se gjithçka tjetër. Lajmet nuk kanë qenë shumë të mira, me 9 raste të tjera në Napoli, 3 në Romë dhe me gati 900 raste në të gjithë Italinë. Shkollat, sipas njoftimeve, janë drejt mbylljes.

Vazhdimi i sezonit mund të bëhet edhe më i vështirë, pasi epidemia mund të vazhdojë, dhe për javën e ardhshme, Federata mendon të ndalojë ndeshjet në zonat më të prekura si në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romanja. Për më tepër, tifozët mund të ndalohen që të ndjekin ekipet e tyre jashtë fushe.

Sfidanti.al