Deri tani trajnerit Nagelsman i kishte shkuar “fjollë”. Skuadra e tij pa shumë emër, por me shumë cilësi, kishte kaluar nga suksesi në sukses e udhëhequr nga sulmi i shkëlqyer. Tashmë, nuk do të jetë kaq e lehtë, pasi në ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Leverkusenit nuk do të ketë dy sulmuesit kryesorë, Timo Vernerin dhe Poulsenin. Përballja pritet të jetë e vështirë sepse Leverkuseni ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, si dhe e tregoi forcën në Ligën e Europës me fitoren 3-1 në fushën e Portos dhe me kualifikimin. Nagelsmani gjithsesi inkurajon të vetët duke i thënë se fitorja do të bënte që të shkëputeshin në 9 pikë nga Leverkuseni, rivali i parë jashtë zones Champions në Bundesligë.
Sfidanti.al