Kontrata e Lautaros tek Interi, çfarë diference me yjet e Premier Ligës!

Lautaro Martinez duket se do ta firmosë akordin e ri në Milano dhe pagesa e tij do të rritet. Madje, mediat shkruajnë se sulmuesi argjentinas do të ketë rrogë prej 97 000 eurosh në javë tek Interi, që do të thotë rreth 5.1 milionë euro në sezon. Jo keq për një djalosh 23-vjeçar, jo keq për një futbollist profesionist, por gjithsesi me një diferencë niveli në krahasim me rrogat që jepen në Premier Ligën e Anglisë.

Kështu, Lautaro Martinez do të paguhet tek Interi më pak sesa sesa Leisteri i jep sulmuesit kryesor Xhemi Vardi, portierit Shmajkel, Xhejms Medisonit apo turkut Xhengiz Ynder. Po ashtu, më pak Më pak se 12 lojtarët më të paguar tek Arsenali, më pak se 18 lojtarët kryesorë tek Çelsi, më pak se 13 lojtarët më të paguar tek Liverpuli, se 15 më të paguarit tek Mançester Siti dhe se 17 më të paguarit tek Mançester Siti. Rroga e tij nuk mund të krahasohet me atë të David De Geas së Junajtidit që merr 22 milionë euro në vit, Pol Pogbasë me 17 milionë euro në vit, Kevin De Brujnit me 20.6 milionë, Mohamed Salah (11.75 milionë) apo Obamejang (14.7 milionë). E tillë është diferenca financiare mes Italisë dhe Anglisë, edhe kur flitet për lojtarët e Interit apo të Juventusit.

Sfidanti.al