“Axhustatori” Klop: Pse të trembemi për mbrojtjen me këta lojtarë?!

Është vërtet tepër i habitshëm dhe i veçantë, diçka që po e tregon ndeshje pas ndeshjeje. Jurgen Klop mesa duket nuk ka ndërmend të shpenzojë aspak për të marrë qendërmbrojtës, pavarësisht krizës së madhe me dëmtimet. Pas fitores 3-1 në fushën e Uest Hemit, ku ai përdori formacionin e 12-të të ndryshuar në 21 ndeshje, komentoi problemet në mbrojtje me një qetësi olimpike dhe me një optimizëm që dikujt që nuk e njeh do t’i dukej prej “budallai”.

“Ndaj Uest Hemit ne luajtëm një ndeshje të madhe, shumë profesioniste, që e kontrolluam mirë ndaj një ekipi që sulmon, – tha Klopi, – në pjesën e parë nuk krijuam shumë, por bëmë disa “axhustime” pas pushimit dhe morëm frytet. Ne patëm dy numra 10 në fushë me Shaqirin dhe Tiagon. Salah është i pabesueshëm, djemtë tanë janë një grup shumë i bukur, i shkëlqyer. Nuk kënaqen kurrë kur nuk fitojnë, por kanë mentalitetin e duhur. Nuk dua të flas për qendrën e mbrojtjes, nëse do të marrin Ben Dejvisin. Me këtë formacion që kemi nuk ka problem, do të kemi problem vetëm nëse na ndodh ndonjë gjë tjetër”. Van Dajk, Gomez e Matip janë jashtë, Fabinjo i dëmtuar, ndërsa gjatë sezonit problemet nuk kanë munguar, por hajde fol me Klopin!

Sfidanti.al