Konte para derbit: Lukaku në “San Remo”? Së pari, të këndojmë në “San Siro”!

Festivali i Këngës kaq shumë tradicional është një nga temat kryesore të bisedës në Itali, edhe pse ndoshta jo si dikur në vitet 60-të apo 70-të. Në të kundërt, derbi i Milanos është kthyer në modë pas 10 vjetësh dhe për herë të parë pas asaj kohe, Milani dhe Interi luftojnë për titullin në Serinë A. Ka një “kombinim” San Remo-futboll pasi Zllatan Ibrahimoviç do të jetë në festival bashkë me Sinisha Mihajloviçin, dhe trajneri i Interit, Antonio Konte, ngacmohet duke i thënë se “si do të mendonte nëse në “San Remo” do të ftohej edhe Romelu Lukaku.

“Së pari duhet të këndojmë në “San Siro”, – ishin fjalët e trajnerit, – ky do të jetë një derbi i ndryshëm në krahasim me vitet e tjerë. Një kënaqësi për qytetin. Nuk mund të them se jemi më të qetë që jemi në krye. Gjithçka është fryt i punës. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Ndaj Lacios e patëm të vështirë, por ditëm të shënonim atëherë kur duhet. Sa për derbit, nuk ia vlen të flasim për arratisje. Kam ende tre dyshime për formacionin”. Për fat, lojtarë si Eriksen apo Shkriniar janë në formë.

Sfidanti.al