Ndodh që planet thuren në “erë”, apo siç thuhet “pa hanxhinë”, dhe duket se këtë po bëjnë në “Kamp Nou”. Kur dëgjon lajme se drejtuesit e Barcelonës kanë përpiluar një listë me emra të mëdhenj për të përforcuar skuadrën, menjëherë të shkon mendja se ku do t’i gjejnë paratë. Njoftimet mediatike flasin për një liste me 5 lojtarë si Haland, Lukaku, Lautaro Martinez, Aguero e Depai, dhe njëri prej tyre duket të përzgjidhet për të qenë zëvendësuesi i Luis Suarezit. Nga ana tjetër, kartoni i Halandit apo Lukakut mund të shkojë mbi 100 milionë euro, ndërsa katalanasit kanë mbi 1 miliardë euro borxhe. Më e kuptueshme do të ishte nëse Barça do të pranonte ofertën që bëri vjet Mançester Junajtidi për Ansu Fatiun, duke dhënë 130 milionë paundë stërlina, apo mbi 145 milionë euro.
Sfidanti.al