Ferrari përcakton axhendën; në 26 shkurt prezanton pilotët, në 10 mars makinën

Datat diheshin prej kohësh, por Ferrari bëri njoftimin zyrtar të prezantimit onlinë te skuadrës të premten 26 shkurtit duke nisur nga ora 14:00, ndërsa për prezantimin e makinës së re SF21 që do të drejtohet nga charles Leclerc dhe Carlos Sainz Jr do të duhet të presim të mërkurën e 10 marsit, vetëm 48 orë përpara testeve presezonale që janë programuar tëe zhvillohen në pistën e Sakhirit në Bahrein ku do të nisë edhe sezoni i ri i Botërorit të Formula 1, në 28 mars

si gjithnjë pritshmëritë janë të mëdha edhe pse makinat Ferrari të 2021 janë për një pjesë të mirë thjesht një evoluim i atyre që morën pjesë në Botërorin e vitit të kaluar. Megjithatë kurioziteti për prezantimin e Kokëkuqes së re është gjithnjë speciale dhe ka një histori më vete. Sidomos po të mendosh se këtë radhë dyshja e pilotëve që do të veshë tutën e kuqe do të përbëhet nga Leclerc dhe Sainz, dyshja me moshën më të re e skuadrës nga Maranello që nga viti 1968

Si prezantimi i pilotëve në 26 shkurt ashtu edhe ai i makinës në 10 mars do të transmetohet në faqen e internetit të Ferrarit si dhe në kanalet zyrtare të skuderisë italiane në Facebook dhe Youtube

sfidanti.al