Kombëtarja tek arbëreshët, viziton Fushën e Shqiptarëve!

Është vetëm 24 kilometra larg Palermos, vendosur në një fushë të lartë, pranë malit imponues të Pizutës. Quhet Piana degli Albanesi në italisht (Fusha e Shqiptarëve), Chiana në dialektin siçilian, dhe Hora e Arbëreshëvet në dialektin arbëresh të shqiptarëve të atyshëm. Është qyteza më e madhe e shqiptarëve të larguar nga vendi i tyre prej më shumë se 500 vjetësh, që nga vdekja e Skënderbeut, pushtimi i Krujës dhe i Shkodrës nga turqit, dhe të vendosur në tokat e Ferdinandit të Napolit, në Italinë e Jugut.

Kombëtarja shqiptare nuk do të harrojë të vizitojë Horën e Arbëreshëvet pikërisht ditën e sotme, në orën 10:30, pasi një ftese që iu bë nga autoritete e pushtetit vendor. Kombëtarja dhe delegacioni shqiptar do të jetë në qendrën e famshme të banuar nga rreth 6 500 arbëreshë.

Me rastin e ndeshjes Itali-Shqipëri, televizioni italian “TG3” i kushtoi një reportazh Horës së Arbëreshëvet, duke zbuluar se qyteza është zbukuruar me flamuj shqiptarë dhe se tifozët janë edhe me Italinë, edhe me Shqipërinë, edhe pse kanë ikur prej saj më shumë se 530 vjet më parë. Madje, ka nga ata që janë plotësisht me kuqezinjtë. Grupimi arbëresh “Ultras Curva Ëest” do të bashkohen me Tifozët Kuqezinj dhe do të shpresojnë që Shqipëria të fitojë.

Sfidanti.alarbereshet1arbereshet3