Pjesëtari i përfaqësueses së Portugalisë, Fabio Koentrao, është futbollisti më me pak minutazh loje te Reali i Madridit gjatë këtij sezoni, nëse nuk llogaritet portieri i tretë i ekipit “mbretëror”, Janez. Në të njëjtën kohë, ai është edhe futbollisti me shpenzimet më të mëdha, duke qenë se për të kryesia e klubit shpenzon shumë, ndërsa efekti i tij në fushë është mjaft i vogël. Staticienët e saktë të gazetës spanjolle, “As”, kanë llogaritur se Koentrao paguhet 53 333 euro në një minutë, pra, për aq minuta sa ai ka luajtur gjatë këtij sezoni në fushë!
Koentrao ka ardhur te Reali i Madridit, më 2011, duke nënshkruar një kontratë pesëvjec֛are me vlerë prej 30 milionë eurosh dhe me opsionin për ta zgjatur kontratën deri më 2019. Por, sidoqoftë, atij, rrallë herë, trajneri Zidane i jep mundësinë që të luajë, madje edhe kur dëmtohet ose pezullohet Marselo, në lojë, në pozicionin e tij si mbrojtës i majtë, futet Naço.
sfidanti.al