Kombëtarja për Italinë, thirret Abazaj dhe lojtarë kampionati, por jo kapiteni Eduart Rroca!

Një listë si për miqësore, me prova dhe firo. Kombëtarja shqiptare do të ketë mjaft rikthime në ndeshjet ndaj Italisë dhe Armenisë në kryeqytet, por disa futbollistë janë të dëmtuar, disa nuk janë lejuar nga klubet, ndërsa disa janë thirrur nga trajneri Edi Reja për t’u dhënë mundësinë që të tregojnë veten. Në ekip grumbullohen 27 lojtarë, por mungojnë disa emra.

Endri Çekiçi nuk arriti të riaftësohej në kohën e duhur pas dëmtimit në Turqi me Konjasporin. Po ashtu, Rej Manaj, Tomas Strakosha dhe Jurgen Gjasula. Një pjesë e zgjedhjeve të Rejës nuk u lejuan nga klubet, dhe të tillë janë Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj apo Taulant Seferi. Lajmet e mira janë që lojtarë si Abrashi, Kumbulla, Gjimshiti, Laçi apo Bare janë rikuperuar nga lëndimet. Trajneri italian ka thirrur disa lojtarë nga kampionati shqiptar, dhe janë pikërisht tre mbrojtës që ishin në ekip edhe për miqësoret ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit.

Këta janë Gurishta, Bitri dhe Hadroi, një i Vllaznisë dhe dy të Partizanit. Po ashtu, është thirrur Kristal Abazaj, që ishte ndaj Katarit, por që ka luajtur shumë pak për Istanbulsporin në Superligën e Turqisë. Në të njëjtën kohë, Reja nuk ka menduar për të thirrur mesfushorin Eduart Rroca, i cili luan gjithashtu për Istanbulsporin në elitën turke, dhe madje është kapiten i skuadrës dhe ka shënuar edhe gol këtë edicion.  Kombëtarja luan në 16 nëntor ndaj Italisë në “Arenën Air Albania” dhe në 19 gjithashtu në Tiranë ndaj Armenisë.

Lista e kombëtares:

Portierë: Berisha, Kastrari, Selmani.

Mbrojtës: Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Lenjani, Mihaj, A. Bajrami, Balliu, Gurishta, Gurishta, Hadroj.

Mesfushorë: Laçi, Bare, Asllani, Roshi, Abrashi, Ramadani, Çokaj, N. Bajrami, Muçolli.

Sulmues: Uzuni, Broja, Muçi, Abazaj.

Sfidanti.al